
Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës, në partneritet me Platforma Civikos, ka nisur zbatimin e projektit “Promovimi i Shkollave të...
Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës (SHPSHK) është organizatë joqeveritare profesionale, e themeluar në nëntor të vitit 2021, me qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e rolit të psikologëve shkollorë në Republikën e Kosovës. SHPSHK përfaqëson rreth 205 psikologë shkollorë nga 24 komuna, të cilët janë të përkushtuar për të përmirësuar mirëqenien psikologjike dhe për të ndihmuar në arritjet akademike të nxënësve. Në vitin 2024, SHPSHK u bë anëtar afilial i International School Psychology Association (ISPA), duke u bërë pjesë e një rrjeti global që promovon praktikat më të mira dhe standardet më të larta të psikologjisë shkollore.
Organizimi i konferencave, punëtorive, webinareve dhe mundësive kërkimore që kontribuojnë në mirëqenien mendore, avancimin akademik dhe zbatimin e praktikave të bazuara në evidenca shkencore brenda profesionit.
Zhvillimi dhe zbatimi i programeve që mbështesin mirëqenien psikologjike dhe zhvillimin e shëndetshëm të nxënësve, duke krijuar një mjedis edukativ të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për përmbushjen e potencialit të tyre akademik dhe personal.
Krijimi i partneriteteve me institucionet kombëtare, organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për të promovuar standarde të larta në psikologjinë shkollore dhe avokimi për reforma legjislative dhe politike që përmbushin nevojat e nxënësve, shkollave dhe psikologëve shkollorë.
Mbrojtja e integritetit profesional dhe njohjes së psikologëve shkollorë, duke siguruar që ata të kenë një zë në hartimin e politikave që ndikojnë në shërbimet edukative dhe psikologjike.
Vendosja dhe mbajtja e standardeve të larta të trajnimit dhe praktikës për të siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe avancimin e vazhdueshëm në profesionin e psikologjisë shkollore.

Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës, në partneritet me Platforma Civikos, ka nisur zbatimin e projektit “Promovimi i Shkollave të...

Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës është e lumtur të ndajë me ju lajmin për nënshkrimin e kontratës për zbatimin...
Please fill out the form, so we can learn more about you and your needs.