Këshillimi në karrierë për psikologët shkollorë, pedagogët dhe këshilltarët e karrierës në shkollat e mesme të ulëta

Në muajt tetor dhe nëntor të vitit 2023, Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës (SHPSHK), nën mbështetjen GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane, implementoi me sukses një program trajnimi për 80 këshilltarë karriere nga 13 komuna të Kosovës.
Ky program kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të psikologëve shkollorë dhe pedagogëve për të promovuar, mbështetur dhe orientuar nxënësit në zhvillimin e karrierës së tyre. Trajnimi ishte i strukturuar në katër module gjithëpërfshirëse, të cilat ofruan:

  • Aftësi thelbësore në këshillimin për karrierë,
  • Mjete praktike për zbatimin e iniciativave të edukatës për karrierë në shkollat e mesme të ulëta,
  • Mbështetje për orientimin profesional të nxënësve.

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit janë më të përgatitur për t’i ndihmuar nxënësit në marrjen e vendimeve të informuara për karrierën dhe për të naviguar rrugët e tyre profesionale.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të shërbimeve të këshillimit të karrierës në shkollat e Kosovës, duke krijuar një bazë solide për zhvillimin e aftësive dhe të ardhmes profesionale të të rinjve.