Antarësimi në “International School Psychology Association (ISPA)”

Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës është bërë anëtar filial i Asociacionit Ndërkombëtar të Psikologjisë Shkollore (International School Psychology Association ISPA) për 3 vitet e ardhshme.
ISPA është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare e lidhur zyrtarisht me UNESCO-n. Anëtarësimi në ISPA hap mundësi të jashtëzakonshme për të avancuar profesionin e psikologëve shkollorë në Kosovë. Ky partneritet dhe rrjetëzim sjell:
-Njohje dhe prestigj global për profesionin e psikologëve shkollorë;
-Qasje në burime dhe revista të nivelit ndërkombëtar;
-E drejta e votës në vendimet e ekzekutivit të ISPA;
-Pjesëmarrja në konferenca të organizuara nga ISPA;
-Mundësi rrjetëzimi dhe shkëmbimi përvojash në nivel ndërkombëtar;
-Avokim për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve.

Jemi të lumtur që i bashkohemi një komuniteti global të përkushtuar për avancimin e psikologjisë shkollore dhe promovimin e mirëqenies së fëmijëve. Ne presim me padurim ndikimin pozitiv që do të sjellë ky rrjetëzim ndërkombëtar dhe jemi të përkushtuar të kontribuojmë në dialogun dhe përvojat globale mbi psikologjinë shkollore dhe profesionin e psikologut shkollor.
Falenderojmë KCSF Kosova, që në kuadër të programit EJA Kosovë ka bërë të mundur përkrahjen për rrjetëzim në ISPA.