Ndërtimi i Kapaciteteve dhe Ndërgjegjësimi mbi Ngacmimet dhe Shëndetin Mendor

Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës, në partneritet me Platforma Civikos, ka nisur zbatimin e projektit “Promovimi i Shkollave të Sigurta dhe Gjithëpërfshirëse: Ndërtimi i Kapaciteteve dhe Ndërgjegjësimi mbi Ngacmimet dhe Shëndetin Mendor.” Ky projekt zbatohet në kuadër të iniciativës HumanRightivism, i mbështetur nga Embassy of Sweden in Pristina, në partneritet me Community Development Fund – CDF. Qëllimi i Projektit Projekti synon parandalimin e ngacmimeve mes bashkëmoshatarëve dhe ngacmimeve online (cyberbullying), si dhe forcimin e mirëqenies psikologjike të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë. Përmes këtij projekti, profesionistët e shkollave dhe institucionet arsimore do të fuqizohen për të krijuar mjedise më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për nxënësit. Aktivitetet Kryesore Ndikimi i Pritur Projekti synon të kontribuojë në ndërtimin e shkollave më të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse, duke rritur ndërgjegjësimin institucional dhe shoqëror për parandalimin e ngacmimeve dhe promovimin e shëndetit mendor.

Qasja e Integruar e Promovimit të Shëndetit Mendor në Shkolla

Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës është e lumtur të ndajë me ju lajmin për nënshkrimin e kontratës për zbatimin e projektit “Qasje e Integruar për Promovimin e Shëndetit Mendor në Shkolla”, me mbështetjen e çmuar të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës. Ky projekt dyvjeçar do të zbatohet në komuna të ndryshme të Kosovës dhe ka për qëllim forcimin e mbështetjes psikologjike në shkolla dhe përmirësimin e mirëqenies emocionale të nxënësve, përmes këtyre komponentëve kryesorë: √ Krijimi i Klubeve të Shëndetit Mendor në shkolla, ku nxënësit do të angazhohen si “Ambasadorë të Mirëqenies”, të udhëzuar nga një manual edukativ i hartuar nga ekspertë të fushës dhe të mbështetur nga psikologët shkollorë të trajnuar. √ Organizimi i takimeve informuese me prindër, për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe për të forcuar bashkëpunimin midis familjes dhe shkollës në mbështetje të fëmijëve. √ Trajnimi i 100 psikologëve shkollorë nga komuna të ndryshme në Terapinë Kognitive dhe të Sjelljes (CBT), përmes një programi të akredituar dhe manuali profesional, i cili fokusohet në ndërhyrje efektive për fëmijët dhe adoleshentët me çrregullime të ankthit. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi shkollor gjithëpërfshirës, të shëndetshëm dhe mbështetës për të gjithë nxënësit.

Marrëveshje Bashkëpunimi mes Terre des hommes në Kosovë dhe Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës

Terre des hommes në Kosovë dhe Shoqata e Psikologëve Shkollor në Kosovë kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për të ofruar trajnime profesionale për psikologët shkollorë në tema kyçe si fenomeni i antigjipsizimit, mbrojtja e fëmijëve, drejtësia sociale, dhe shumë tema të tjera që synim final kanë përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve. Përmes këtij bashkëpunimi, do të ofrohen mundësi trajnimi dhe burime të rëndësishme që do të ndihmojnë psikologët shkollorë të trajnohen dhe të përgatiten për të përballuar sfidat që mund të hasin gjatë punës me fëmijët në shkolla. Ky bashkëpunim në mes të Terre des hommes në Kosovë dhe Shoqatës së Psikologëve Shkollor të Kosovës do të sigurojë trajnim të specializuar për psikologët shkollorë, duke forcuar aftësitë e tyre në mbrojtjen dhe mbështetjen e fëmijëve në shkolla. Kjo do të krijojë një mjedis më të sigurt dhe mbështetës për fëmijët, duke u mundësuar atyre një zhvillim të shëndetshëm dhe mundësi për arritje më të larta akademike dhe emocionale.

Antarësimi në “International School Psychology Association (ISPA)”

Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës është bërë anëtar filial i Asociacionit Ndërkombëtar të Psikologjisë Shkollore (International School Psychology Association ISPA) për 3 vitet e ardhshme.ISPA është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare e lidhur zyrtarisht me UNESCO-n. Anëtarësimi në ISPA hap mundësi të jashtëzakonshme për të avancuar profesionin e psikologëve shkollorë në Kosovë. Ky partneritet dhe rrjetëzim sjell:-Njohje dhe prestigj global për profesionin e psikologëve shkollorë;-Qasje në burime dhe revista të nivelit ndërkombëtar;-E drejta e votës në vendimet e ekzekutivit të ISPA;-Pjesëmarrja në konferenca të organizuara nga ISPA;-Mundësi rrjetëzimi dhe shkëmbimi përvojash në nivel ndërkombëtar;-Avokim për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve. Jemi të lumtur që i bashkohemi një komuniteti global të përkushtuar për avancimin e psikologjisë shkollore dhe promovimin e mirëqenies së fëmijëve. Ne presim me padurim ndikimin pozitiv që do të sjellë ky rrjetëzim ndërkombëtar dhe jemi të përkushtuar të kontribuojmë në dialogun dhe përvojat globale mbi psikologjinë shkollore dhe profesionin e psikologut shkollor.Falenderojmë KCSF Kosova, që në kuadër të programit EJA Kosovë ka bërë të mundur përkrahjen për rrjetëzim në ISPA.

Mbështetja psikologjike në shkolla për fëmijët e riatdhesuar dhe të kthyer

Projekti “Mbështetja Psikologjike në Shkolla për Fëmijët e Riatdhesuar dhe të Kthyer”, pjesë einiciativës “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” (MARDI), u realizua membështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë sëPrincipatës së Lihtenshtajnit. Implementimi u krye nga Caritasi Zviceran në Kosovë (CACH) nëbashkëpunim me partnerët:– Instituti i Psikologjisë – Universiteti i Prishtinës– Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës– Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe MjekësoreTrajnimet dhe Aktivitetet KryesoreNë kuadër të projektit u trajnuan 36 psikologë shkollorë për: Rezultatet Kryesore– Këshillimi Individual: 100 nxënës të kthyer dhe të riatdhesuar përfituan mbështetje tëpersonalizuar nëpërmjet pesë seancave këshillimi individual.– Aktivitete Socio-Emocionale në Klasë: Rreth 700 nxënës përfituan nga pesë aktivitetepsikoedukuese që përmirësuan aftësitë për menaxhimin e stresit, ankthit dhe zhvilliminsocio-emocional.– Matja e Ndikimit: Përdorimi i metodave të matjes para dhe pas ndërhyrjeve tregoipërmirësime të dukshme në mirëqenien emocionale të nxënësve.Publikimi i RaportitRaporti gjithëpërfshirës “Kapërcimi i Pengesave: Riintegrimi i Fëmijëve të Kthyer nëKosovë – Ofrimi i Mbështetjes Psiko-Sociale në Shkollat e Kosovës” dokumenton ndikiminpozitiv të ndërhyrjeve psikoedukuese dhe këshillimit individual. Ky raport ofron një pasqyrë përpolitikëbërësit dhe profesionistët mbi efektivitetin e qasjeve të bazuara në prova.Rëndësia e Projektit Projekti kontribuon në përmirësimin e kapaciteteve të psikologëve shkollorë, mbështetmirëqenien e fëmijëve të prekur nga migracioni dhe promovon një model të qëndrueshëm përmbështetjen psiko-sociale në shkollat e Kosovës.

Këshillimi në karrierë për psikologët shkollorë, pedagogët dhe këshilltarët e karrierës në shkollat e mesme të ulëta

Në muajt tetor dhe nëntor të vitit 2023, Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës (SHPSHK), nën mbështetjen GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane, implementoi me sukses një program trajnimi për 80 këshilltarë karriere nga 13 komuna të Kosovës.Ky program kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të psikologëve shkollorë dhe pedagogëve për të promovuar, mbështetur dhe orientuar nxënësit në zhvillimin e karrierës së tyre. Trajnimi ishte i strukturuar në katër module gjithëpërfshirëse, të cilat ofruan: Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit janë më të përgatitur për t’i ndihmuar nxënësit në marrjen e vendimeve të informuara për karrierën dhe për të naviguar rrugët e tyre profesionale.Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të shërbimeve të këshillimit të karrierës në shkollat e Kosovës, duke krijuar një bazë solide për zhvillimin e aftësive dhe të ardhmes profesionale të të rinjve.