Me 4 Qersohor 2024, në kuadër të ngjarjes për arritjet në sektorin e arsimit fillor në Kosovë, të organizuar nga Giz Kosovo, u zhvillua edhe çertifikimi për Këshillim në Karrierë, ku tetë psikologë shkollorë u çertifikuan për TOT për programin e Këshillim në Karrierë.
Gjithashtu 72 trajnerë (përfshirë psikologë shkollorë, pedagogë dhe këshilltarë karriere) u çertifikuan për trajnimin “Këshillim në Karrierë”nën projektin “Fit for Jobs” GIZ Kosovo,implementuar nga Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës.
Faleminderojmë Giz Kosovo dhe Qeverinë Gjermane për mbështetjen në avancimin e profesionit të psikologëve shkollorë dhe mbështetjen për të përmirësuar mundësitë për të rinjtë për t’u orientuar dhe zhvilluar në karrierën e tyre.