Më 6 Prill 2022, u formalizua një bashkëpunim i rëndësishëm! PEN – Peer Educators Network dhe Shoqata e Psikologëve Shkollor të Kosovës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Resilient Community”.
Ky bashkëpunim shënon një hap të madh drejt fuqizimit të të rinjve dhe ngritjes së rolit të psikologëve shkollorë në Kosovë. Të dyja palët u dakorduan të punojnë së bashku në të ardhmen, duke kontribuar në:
Fuqizimin e të rinjve/ave përmes edukimit dhe mbështetjes.
Ngritjen e rolit të psikologëve/eve në sistemin arsimor.
Përfshirjen aktive në aktivitete arsimore që lidhen me psikologjinë shkollore në Kosovë.
Kjo marrëveshje pasqyron përkushtimin e përbashkët për të krijuar një komunitet më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm, ku roli i psikologëve shkollorë merr vëmendjen dhe mbështetjen e merituar.