Me 28 tetor 2023 është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të Shoqatës së Psikologëve Shkollorë të Kosovës, Departamentit te Psikologjise-UP dhe Universitetit te Baselit, me Dr. Ronan Zimmerman – Drejtues i projektit ndërkombëtar MHIRA.
Platforma për dixhitalizim të shërbimeve të Shëndetit Mendor MHIRA do të përdoret nga Psikologët Shkollor në tetë shkolla fillore të Komunës së Prishtinës.
Projekti do të zgjerohet edhe në Komuna të tjera.
MHIRA do të ju mundësoj psikologëve shkollor:
– Të kenë sistem elektronik të ruajtjes së profileve të nxënësve që kërkojnë shërbime nga psikologët shkollor.
– Të kenë qasje të shpejtë në repertorin me mjete të vlerësimeve të bazuara në evidencë
– Të kenë mundësi që të gjenerojnë raporte vizuale dhe narrative në formë automatike.
Platforma MHIRA është krijuar në kuadër të një projekti ndërkombëtar pjesë UP- Departamenti i Psikologjise.