Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës, në partneritet me Platforma Civikos, ka nisur zbatimin e projektit “Promovimi i Shkollave të Sigurta dhe Gjithëpërfshirëse: Ndërtimi i Kapaciteteve dhe Ndërgjegjësimi mbi Ngacmimet dhe Shëndetin Mendor.”
Ky projekt zbatohet në kuadër të iniciativës HumanRightivism, i mbështetur nga Embassy of Sweden in Pristina, në partneritet me Community Development Fund – CDF.
Qëllimi i Projektit
Projekti synon parandalimin e ngacmimeve mes bashkëmoshatarëve dhe ngacmimeve online (cyberbullying), si dhe forcimin e mirëqenies psikologjike të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë. Përmes këtij projekti, profesionistët e shkollave dhe institucionet arsimore do të fuqizohen për të krijuar mjedise më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për nxënësit.
Aktivitetet Kryesore
- Hartimi i një manuali edukativ për parandalimin e ngacmimeve
- Prodhimi i videove ndërgjegjësuese mbi ngacmimet dhe shëndetin mendor
- Trajnime profesionale për psikologët shkollorë
- Takime avokuese dhe bashkëpunuese me institucionet arsimore dhe aktorë relevantë
Ndikimi i Pritur
Projekti synon të kontribuojë në ndërtimin e shkollave më të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse, duke rritur ndërgjegjësimin institucional dhe shoqëror për parandalimin e ngacmimeve dhe promovimin e shëndetit mendor.