Me datën 4 dhjetor, OSBE në Kosovë, së bashku me Zyrën e Kryeministrit dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë, organizuan një punëtori mbi çështjen e braktisjes së shkollës dhe parandalimin e martesave të hershme.
Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës shpalosi përvojat nga puna me nxënës në shkolla dhe ndau reflektime mbi përfaqësimin e saj në grupin punues për martesa të hershme, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve në hartimin dhe zbatimin e strategjive.
Diskutimet u fokusuan në perspektivën gjinore, rolin e institucioneve, trendet e braktisjes në Kosovë dhe praktikat më të mira për parandalimin e braktisjes dhe martesave të hershme.
Ky aktivitet është pjesë e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit” për të luftuar dhunën me bazë gjinore.