Ky sesion i rëndësishëm u mbajt më datën 18 Prill 2024 dhe u udhëhoq nga Arbnore I. Shehu, nga Shoqata e Psikologëve Shkollorë të Kosovës, dhe Fatlinda N. Rexhaj, nga Shoqata e Psikologëve të Terapisë Kognitive dhe Biheviorale të Kosovës.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre dhe të aplikojnë teknika të Terapisë Kognitive dhe Biheviorale, të përshtatura posaçërisht për çrregullimet e përshtatjes. Po ashtu, u prezantuan aktivitete socio-emocionale inovative për menaxhimin efektiv të emocioneve.
Kjo punëtori ishte një mundësi e jashtëzakonshme për profesionistët që kërkojnë të përmirësojnë qasjen e tyre në trajtimin e çrregullimeve dhe zhvillimin emocional.
Pjesëmarrja e madhe dhe përkushtimi i të pranishmëve konfirmoi rëndësinë e qasjeve të bazuara në evidencë në fushën e psikologjisë dhe ndërhyrjeve terapeutike.