Vizioni ynë SHPSHK synon të konsolidojë dhe fuqizojë rolin e psikologëve shkollorë, duke promovuar standardet më të larta të etikës dhe profesionalizmit, zhvillimin e vazhdueshëm profesional të psikologëve shkollorë dhe mbështetjen e mirëqenies psikologjike e suksesit akademik të nxënësve.
Misioni ynë është të krijojmë një mjedis edukativ të sigurt dhe mbështetës për zhvillimin akademik, emocional dhe social të nxënësve. SHPSHK angazhohet për mbrojtjen dhe avancimit të integritetit profesional të psikologëve shkollorë, duke siguruar dhe ofruar shërbime cilësore dhe të bazuara në evidencë. Përmes avokimit dhe bashkëpunimit me institucione kombëtare e ndërkombëtare, synojmë të promovojmë praktikat më të mira dhe të mbështesim zhvillimin e politikave që adresojnë nevojat e nxënësve dhe psikologëve shkollorë, duke kontribuar në një sistem arsimor më gjithëpërfshirës dhe mbështetës.